SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i komunikojë zyrtarisht akuzat Mediut, i cili pritet të paraqitet sot në SPAK.
Mësohet se ai do të akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të detyrës në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak.
Pas këtij momenti dosja do t’i dorëzohet për shqyrtim paraprak Gjykatës së Posaçme.