SPAK ka nisur hetimet për çështjen e kontratës së lobimit për llogari të PD nga një fondacion amerikan.Nga Prokuroria e Posaçme nuk sqarohet se çfarë elementësh e kanë bindur që nga faza e verifikimeve të kalojë në hetim, por TCH ka mësuar se procedimi penal mban numrin 143 ndaj prokuroria ka kërkuar ta pasurojë këtë çështje me kontratën e lobimit.
Për të siguruar këtë dokument Altin Dumani i ka kërkuar zyrtarisht PD-së t’i vendosë kontratën në dispozicion, fakt i konfirmuar të premten nga Flamur Noka që nuk ishte thirrur për këtë hetim, por për krimet zgjedhore të 11 majit të kallëzuara nga demokratët.PD kemi bërë transparencë, kemi vënë cdo gjë në dispozicion s’kemi gjë për të fshehur”, u shpreh Flamur Noka.
Kontrata me një kompani amerikane në Washington DC me vlerë 6 milionë dollarë për një afat 2-vjeçar u nënshkrua në 4 prill 2025. Si firmosës në Shqipëri ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe si garant në SHBA një shtetas i identifikuar si Nuredin Seci.
Por demokratët e bënë të qartë se kishte qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” kishte kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve të PD.
Dhe menjëherë pasi u bë publike të dhënat, pa kaluar shumë orë në 24 prill, SPAK njoftoi nisjen e verifikimeve. Kjo çështje mbeti me këtë status deri në 28 maj kur SPAK kreu lëvizjen e parë dhe i dërgoi kërkesën Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm i PD.
Në mes të muajit qershor SPAK ka administruar të dhënat dokumentare të PD, që siç konfirmohet nga burime zyrtare po kryhen tashmë në kuadër të procedimit penal.