Ish-ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas lajmit se SPAk ka sekuestruar një pronë të bashkëshortit të saj në jug.

Në një reagim në rrjete sociale, Xhaçka shprehet se SPAK mund të bëjë punën e vet pa u penguar nga aksush ndërsa hodhi akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas ish-ministres, “një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral”.

Postimi:

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçkës. Burime nga SPAK për Faxnews konfirmojnë se është vënë sekuestro preventive mbi pronën në fjalë të Artan Gaçit, pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kujtojmë se kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik.