SPAK kërkon dënimin e kryebashkiakut Duro me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Gonxhja: Lufta antiinformalitet rriti me 47,3 % numrin e kontribuesve në skemën e pensioneve
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu