Avokati i Arbën Ahmetajt Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, ka deklaruar se ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri.
Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri!’- ka thënë ai para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK, gjatë mbledhjes.
Konfirmimi i lajmit nga avokatët vjen pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit dhe në Këshillin e Mandateve në Kuvend po zhvillohet mbledhje lidhur me mandatin e Ahmetajt.
Kujtojmë se Ahmetaj akuzohet për disa vepra penale lidhur me aferën e inceneratorëve, ku dyshohet se përmes vendimeve të tij ka favorizuar biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë të shpallur në kërkim.
SPAK i ka kërkuar Kuvendit të lehtësojë procedurën e nevojshme për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza:
- “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste;
- “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim;
- “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.