Anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe të Mandatave sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Mbledhja është njoftuar në orën 11:00.
Me anë të një shkrese, grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar mbledhje kryeparlamentarit Niko Peleshi, ndërsa nuk pati reagim nga ky i fundit.Kujtojmë se anëtarët e PD-së kanë njoftuar mbledhjen e Këshillit disa herë, por pa arritur rezultate, pasi socialistët nuk kanë qenë të pranishëm.






