Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.
Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.
“SPAK ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë. Durim Bami, është i dyshuar për një sërë veprash penale. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga GJKKO. Ai pritet ë ekstradohet drejt vendint tonë. Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë kërkesë autoriteteve në Dubai, Do të shohim nëse do të pranohet kjo kërkesë e palës shqiptare”.
I pandehuri Bami, u arrestua në 2 Mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi.
Durim Bami qëndronte në “arrest shtëpie” që prej 8 Majit 2015, pasi u lirua nga dy muaj qëndrimi në “arrest në burg”. Ndonëse kanë kaluar tre vjet, gjykimi i kësaj çështjeje nuk ka nisur. Pas dorëzimit në Gjykatën e Lartë, dosja shkoi në Kushtetuese për interpretim kompetencë. Mandej tek Krimet e Rënda, sërish në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi në Gjykatën e Tiranës. Në vijimësi, Bami ka kërkuar lirim nga “arresti shtëpiak”, kërkesë që i është refuzuar, derisa masa i humbi efektet e saj./abcnews.al