Prokuroria e Posaçme SPAK,pretendon se dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi gjatë kohës kur nuk ka qënë aksioner i kompanisë “Homeplan” dhe pas marjes në 2018 të 35 për qind të aksioneve, ka përfituar një shumë financiare prej 5 milion e 420 mijë euro.

Shpesh herë kjo shumë është përfituar përmes transaksioneve bankare dhe dorëzimit të eurove CASH nga pronari fillestar i kompanisë së ndërtimit “Homeplan”, Fatmir Bektashi.

SPAK ka bërë me dije se Malltezi është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e 17 kollave në bllokun e banesave që ndërtoheshin tek kompleksi “Partizani”. Ndërkohë Malltezi nuk rezulton të ketë investua

Sipas SPAK Malltezi ka kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën prej 5 420 345 euro, duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtarinë ekonomike.

Në dosjen hetimore thuhet se Bekteshi me shtetësi Shqiptaro-Gjermane,në qershor 2008 ka themeluar në QKB kompaninë e ndërtimit “Homeplan”.

Fillimisht në këtë nismë ai ka qënë I vetëm, por më vonë brenda kësaj kompanie kanë hyrë Jamarbër Malltezi dhe njëri nga trashëgimtarët e familjes Begeja, Xhimi Begeja.

Kompania “Homeplan” sipas SPAK është hapur pikërisht në kohën kur qeveria Berisha e saj kohe, kishte filluar procedurat për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” që ndodhet shumë pranë me ish-fushën e aviacionit.

SPAK thotë në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shënuar nga konflikte të pafund interesi, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye disa prej ish-pronarëve duke përfshirë dhe Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në datën 23 janar 2014, mes pronarit të Homeplan Fatmir Bekteshi, Jamarbër Malltezit dhe njërit prej pronarëve të tokës Xhimi Begeja, është lidhur një kontratë shitje të aksioneve, ku 35 për qind nga blerë Malltezi ndërsa 25 për qind i ka blerë Xhimi Begeja.

Shitesit në këtë rast Fatmir Bekteshit, i kanë mbetur vetëm 60 për qind.

Futja si aksionerë në hije përmes kësaj kontrate e Malltezit dhe Xhimi Begeja, është kryer tre vite pasi ishte privatizuar kompleksi sportiv.

Ndërsa e habitshme është se kontrata e 23 janarit 2014 është rregjistruar zyrtarisht në QKB në datën 27 dhjetor 2018, duke u njohur si pronarë zyrtarë të kompanisë “Homeplan” Jamarbër Malltezi, Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi.

Qëndrimi për disa vite me rradhë si pronarë në hije dhe hyrja zyrtarisht e Begesë e Malltezit me 60 për qind të aksioneve tek kompania “Homeplan”, krijon dyshime për një aferë korruptive dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas SPAK, Fatmir Bektashi, dyshohet se ka konsumuar “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim me Malltezin.

Pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Jamarbër Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura të ligjshme nga biznesi.

Nisur nga këto prova të grumbulluara nga SPAK, gjykata e posaçme në datën 20 Tetor 2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 gjashtëmbëdhjetë pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit, 6 llogari bankare në euro, dollarë dhe lek si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk 45 për qind, “Magnet IMO” 100 për qind dhe “Magnet Gym&Fit 60 për qind.