Pas arrestimeve të bujshme në disa bashki e institucionë të vendit për “shkelje të barazisë në tender dhe shpërdorim detyre” rradhën për t’u verifikuar duket se e kanë bashkitë e qarkut të Elbasanit!
Po kush pritet të jetë “goditja” e parë e SPAK në Elbasan?
Burime për Egnatia news bëjnë më dije se në fokus të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të jenë të paktën dy personalitete të cilët kanë mbajtur poste drejtuesish në bashki të qarkut të Elbasanit. Edhe pse nuk zbulohen detaje nga dosjet hetimore mësohet se akuzat ndaj këtyre individëve kanë të bëjnë me “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.
Goditjet e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës filluan më 6 korrik, kur u arrestua kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 punonjës të kësaj Bashkie, vijuan me arrrstimin më 10 korrik të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë dhe me arrestin në shtëpi të Rovena Vodës. SPAK nuk u ndal këtu dhe ka ꞔuar një tjetër kryebashkiak në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Eduart Kaprin, Kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Ai akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera publikë dhe shpërdrim detyre” si edhe për “pengim të zhvillimit të Zgjedhjeve Lokale 2019.”
Tanimë mbetet për tu parë se sa e “fortë” do të jetë dora e SPAK edhe për zyrtarë e ish zyrtarë të qarkut të Elbasanit të dyshuar të përfshirë ne veprimtari të paligjshme.
Egnatia news