Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është thirrur në SPAK mesditën e kësaj të enjte. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Ndrecës pritet t’ i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera. Vepra penale dyshohet të jetë kryer gjatë kohës që Ndreca mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshëm.
Bëhet fjale për tenderin e rikonstruksionit të disa komisariateve në vend në vitin 2019. Aktualisht deputeti është nënkryetar i komisionit hetimor për sterilizimin, ku jo pak herë, në debatet mes tij dhe kryetares Albana Vokshi, kjo e fundit e ka akuzuar për korrupsion.
