SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet franceze, që çoi në goditjen e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike. Grupi kriminal vepronte në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë, dhe Savojës së sipërme nga një nënshtetas shqiptar në Francë.
Banda drejtohej nga një shtetas shqiptar në Shqipëri. SPAK njofton se nga hetimet e përbashkëta mes dy vendeve është bërë i mundur identifikimi dhe procedimi i 19 personave, shqiptarë dhe të huaj.
Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sekuestrimin e sasisë monetare prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. Ndërsa në Shqipëri, janë dhënë nga GJKKO dhe ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg” për tre persona si të përfshirë.
U sekuestruan:
· 15 automjete,
· 34.270 euro cash,
· 1000 franga zviceriane,
· 180.000 lekë të reja,
· 9 aparate celularë,
· 3 tableta,
· 1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.
Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro.
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale./abcnews.al