SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.
Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.
“Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.
Top Channel