SPAK doli me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist, Alqi Bllako. Prokuroria e Posaçme rrëzon pretendimet e Policisë së Shtetit, e cila njofton për lajme të rreme. Në njoftimin e SPAK thuhet se që në datën 30 mars, Alqi Bllako duhej të ishte nën mbikëqyrje.

Më tej njoftimi thekson se urdhri për arrestimin e Bllakos i është dërguar Policisë së Shtetit që dje në orën 15:45. Kurse ekzekutimi është bërë sot.