Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçkës.

Burime nga SPAK për Faxnews konfirmojnë se është vënë sekuestro preventive mbi pronën në fjalë të Artan Gaçit, pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kujtojmë se kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë me të cilën Artan Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Rikujtojmë se në lidhje me këtë cështje ka pasur edhe shumë debate mes opozitës dhe socialistëve.

Opozita ka mbi 1 vit që kërkon heqjen e mandatit si deputete të Xhaçkës. Me ndryshimet e fundit në qeveri Kryeministri Rama e largoi Xhaçkën nga qeveria.

 Ish-deputeti i PS, Artan Gaçi është paraqitur më herët gjatë këtij muaji në Prokurorinë e Posaçme.

Po ashtu në SPAK, ka qenë edhe kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i paditur nga Fredi Beleri pikërisht për abuzim me tenderët dhe tjetësimin e pronave në Dhërmi.

Bëhet fjalë për çështjen e rezortit që po ndërtohet nga bashkëshorti i Olta Xhaçkës, ish-ministres së Jashtme në një zonë pranë Himarës me statusin, investitor strategjik.