Dy punonjës policie janë arrestuar në Gjirokastër dhe Tepelenë, në kuadër të operacionit të SPAK që është ndërmarrë në disa qytete të vendit.
Burime bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.
Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në një grup që trafikonte lëndë narkotike.
Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.
Një aksion i madh kundër grupeve të trafikimit të drogës është ndërmarrë në orët e fundit në vendin tonë, në të paktën 5 qytete, ku janë lëshuar në total 42 masa arresti nga SPAK.
Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale.
Për shkak se operacioni është në vijim, SPAK tregohet i rezervuar në dhënien e detajeve, pasi jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar.
Të paktën derimë tani flitet për 6 persona të arrestuar në Vlorë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Ndërkohë po referuar aksionit në qytetin e Vlorës, 1 person nuk u gjetë në banesë dhe 1 tjetër rezulton në burg.