Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kryerjen e disa kontrolleve në Bashkinë e Tiranës.
Burime thonë se veprimet janë bërë në kuadër të procdimit të ndarë të dosjes Veliaj ku pjesë e hetimit ka qenë edhe i vëllai Arbër Veliaj.
Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe operacion, ndërsa SPAK mbetet i rezervuar për të dhënë detaje.
Teksa kryebashkiaku ndodhet në gjykim për vepra penale si korrupsion, pastrim parash apo fshehje pasurie, hetimet kanë vijuar për episdoe të tjera nën dyshimet për abuzim me detyrën apo përdorimin e saj për interesa private.






