Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, pasi një 47-vjeçar spanjoll u gjet pa shenja jete në hotel, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Spanjolli ishte i punësuar nga një firmë e shtetit të tij dhe ishte specialist i ndërtimit të serave.
Një banor i zonës tha se grupi i tyre që kishin me vete edhe punëtorë rumunë, ishte nje grup shumë i mirë, por tani u larguan.
Serat moderne që po ngriheshin janë për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.
Banori shprehet se firma për gati një viti ka ngritur rreth 40 hektarë sera dhe e kanë bërë në mënyrë të shkëlqyer sipas tij.