Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka bërë një sërë akuzash ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke i akuzuar si të përfshirë në një sërë skandalesh.
Braho nuk kurseu as sulmet ndaj Ramës duke e quajtur si “megalloman”, të aftë të nisë jë luftë në Ballkan nëse do të kishte ushtri.
Në një intervistë për “Neës 24”, Braho tha se lista e investitorëve strategjikë është “për të vënë duart në kokë”. “Këta kanë krijuar bankomate”, tha Braho.
“Rama është megalloman, i ka hipur në kokë t’i ngjajë njerëzve të mëdhenj. Po të ketë ushtri fillon edhe luftën në Ballkan. Por s’ka ushtri, e as këllqe. Përderisa del atje dhe sulmon gazetarin. Oligarkia ekonomike e grumbulluar nga 10-15 vetë, nuk është mirë të përmendim emrat. Le të publikojë listën e investitorëve strategjikë, unë e kam parë dhe kam vënë duart në kokë.
Këta kanë krijuar bankomate, drejtori i KESH…Vangjush Dako. Si të mos zemërohesh kur shikon që Ministria e Shëndetësisë blen krevat dopjo, ndërkohë t’i ke bllokuar për mungesë kitesh laboratorin e analizave. Këta i kanë hipur gomari mbrapsht, me Sanço Pançot e tij, Balluku është në krye, janë edhe ca drejtorë që bëjnë 90 milionë tendera”, u shpreh ish-deputeti Braho.