Spitali Rajonal Shkodër ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu mëngjesin e sotëm një prej dhomave në Shërbimin e Pneumologjisë.
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.
Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.
Siç shihet dhe nga pamjet zjarri ka shkrumbuar të gjitha paisjet dhe orenditë e dhomës.