Lehtësimi nga situata e koronavirus po sjell edhe lirimin e kufizimeve të vendosura më parë për pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume. Italia ka vendosur se që nga data 1 prill 2022, do të lejohet që stadiumet të mbushen në 100% së kapaciteteve të tyre.
Kushti i vetëm që do të jetë për çdo tifoz është detyrimi për të paraqitur nga ana e çdo tifozi e Green Pass apo thënë ndryshe pasaportës së vaksinimit. Lajmi u konfirmua nga ANSA, agjencia e lajmeve italiane.
Më herët, shpërthimi i pandemisë në Itali solli kufizime të forta të pjesëmarrjes në grumbullime masive përfshirë edhe stadiumet.
