Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat tha sot se procesi i rinumërimit të qarqeve Tiranë dhe Fier nis të hënën ose të martën e javës që vjen.

Celibashi: Të hënën ose të martën e javës që vjen nis numërimi i votave të Tiranës dhe Fierit. Numërimi do të kryhet në Pallatin e Sportit Fahrie Hoti, kemi dashur në parkun Olimpik, por për shkak të rrethanave është parashikuar të zhvillohet një kampionat i basketbollit dhe kemi qenë të detyruar të shohim një opsion tjetër. Në total janë 61 201 vota për t’u numëruar. Do të jenë 24 grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë të stafit të KQZ. Do të duhen 18 deri 20 ditë për rinumërimin.

A mund të zgjasë ky proces deri në vjeshtë?

Celibashi: S’do të kemi nevojë për fonde shtesë. Kemi anuluar pushimet vjetore për stafin e KQZ.