Çdo vit mijëra tonelata me prodhime bujqësore Shqiptare shiten me çmime të ulëta në tregjet fqinje të Ballkanit Perëndimor, ku kërkësat e blerësve janë të arritshme lehtë nga agrobizneset Shqiptare.
E megjithatë orientimi i eksporteve të produkteve vendase në tregjet e zhvilluara evropiane, mbetet një nga sfidat kryesore të sektorit bujqësor.
Në këto tregje produktet bujqësore Shqiptare mund të shiten më çmime shumë më të larta krahasuar me tregjet e rajonit.
Ata që preken drejtpërdrejtë nga kjo sfidë e dyfishtë, janë pikërisht fermerët dhe sipërmarrësit e agrobizneseve.
Shpesh ata nuk kanë certifikimet e duhura për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian apo më gjerë dhe për rrjedhojë shesin me marzhe të ulëta në vendet fqinje.
Këtë ngërç tregjet e zhvilluara Evropiane prej vitesh e rregullojnë me anë të standarteve të certifikimit të njohura si Global G.A.P.
Përse ju duhet një certifikim Global G.A.P?
Duke certifikuar produktet e tyre me standardin Global G.A.P, fermerët Shqiptarë kanë mundësi më të mëdha për të lidhur kontrata afatgjata me blerës të mëdhenj jashtë vendit apo me pikat e grumbullimit në vend.
Kjo përkthehet jo vetëm në më shumë shitje dhe eksporte, por edhe ekspozim të produkteve dhe kompanive vendase në tregje të zhvilluara me vlerë të lartë.
Agrobizneset pas certifikimit me Global G.A.P fitojnë besueshmëri tek tregjet e huaja dhe mund të eksportojnë prodhimet e tyre në Bashkimin Evropian me çmime konkuruese.
Në rastin e certifikimit në grup, të shumë fermave apo agrobizneseve bashkë, ofrohet më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në process dhe në marrjen e certifikimit.
Global G.A.P forcon marrëdhëniet midis fermave dhe pikave të grumbullimit, duke i dhënë akses në çertifikim fermerëve të vegjël që nuk do kishin mundësi ndryshe.
Kështu rritet sezon pas sezoni edhe prodhimi i fermave në fruta perime po ashtu edhe eksportet e kompanive Shqiptare drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian.
Si t’i certifikoni produktet tuaja me Globa G.A.P?
Për të pasur një panoramë më të qartë të këtij procesi, AgroWeb pyeti ekspertët e CBS, kompani konsulence për rritjen e bizneseve në Shqipëri që ofron asistencë teknike për certifikimin Global G.A.P.
Këshilltarët e agrobiznesit pranë Creative Business Solutions CBS, tregojnë për rëndësinë e këtij certifikimi dhe të gjitha hapat që një fermer duhet të ndërmarrë.
Sipas tyre i gjithë ky proces vitet e fundit ka zgjuar interesin e fermerëve, grumbulluesve dhe agrobizneseve në përgjithësi.
Hapat për të arritur standardin Global G.AP janë komplekse, si fillim ekspertët bëjnë një vlerësim mbi prodhimin e më pas nisin me përgatitjen për aplikim.
Ekspertët e CBS asistojnë fermerët dhe agrobizneset në hartimin e të gjithë dokumentacionit të duhur për agrobizneset apo fermerët e interesuar për certifikimin Global G.A.P.
Ata trajnojnë stafet e agrobizneseve sipas standarteve ndërkombëtare, masin performancën në treg dhe asistojnë deri shyqyrtimin e aplikimit nga Global G.A.P.
Të gjitha praktikat ndiqen rast pas rasti duke vlerësuar mundësitë dhe potencialin e agrobiznesit tuaj.
Ndjekja e procedurave kryhet deri në marrjen e certificates, ku dhe shtohen mundësitë për një rritje të nivelit të shitjeve për eksport si dhe rritje e imazhit për markën tuaj, por edhe atë “Made in Albania”.
Çfarë është certifikata Global G.A.P?
Çertifikata Global G.A.P është një standart ndërkombëtar që ofron një sërë lehtësish në shpërndarje dhe shitje për fermerët dhe agrobizneset.
Përmes këtij certifikimi fermerët dhe agrobizneset mund të vërtetojnë se prodhimet e tyre janë të sigurta, cilësore dhe në koherencë me standartet e ligjet Evropiane.
Rrjeti Global G.A.P përfshin më shumë se 2000 inspektorë që veprojnë në mbarë botën me certifikime dhe numëron më shumë se 200 mijë prodhues të certifikuar me këtë standart.
Ku mund të gjeni këshillim
CBS, ofron mbështetje teknike në më shumë se 700 fermerë dhe 3500 sipërmarrje vendase të cilat asistohen me procesin e certifikimit.
Për më shumë informacion mund të kontaktoni direkt këshilltarët për agrobiznesin në numrat e telefonit: +355696031308 Tiranë, +355695222156 Lushnje, +3556730177 Korçë.