Gjykata e Apelit të Posaccëm ka lënë ne fuqi masat e arrestit me burg për ish zv ministrin e shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të arrestuar për koncesionin e aterilizimit. Ish ministri, biznesmeni u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti, ku bashkë me to për ketë koncesion u vunë nën akuzë u vunë edhe 6 zyrtarë të tjerë, ku edhe per to masat u lanë në fuqi. referuar dosjes vërtetohet lidhja e Ish ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvëndësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës. Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë.
Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit. SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku. Konkretisht në Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 Prill 2016. Në 24 Nëntor të po të njëjtit vit Rrapaj dhe Rjepja dalë nga Shqipëria dhe kanë shkuar në Peruxhia. Një tjetër provë që rendit SPAK është se nga këqyrja e faqes së ministrisë rezulton se më datë 15 Qershor 2014 është bërë postim nga takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Beqja dhe Ilir Rrapajt.