Shtyhet për më 23 janar seanca për dosjen e sterilizimit. Vendimi erdhi pas debatit mes gjykatës dhe mbrojtjes së Ilir Beqajt.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me argumentin se nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës, të tregojë ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal me argumentin se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur në këtë fazë.
Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.
Dosja e sterilizimit ndodhet në fazën paraprake, teksa së fundmi Beqajt iu ndryshua akuza nga shpërdorim detyre, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./abcnews.al