Steven Gerrard është gati për Kombëtaren e Polonisë.
Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë.
Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta.
Nëse do të arrihej marrëveshja me federatën polake, për ironi të fatit, ndeshja e parë zyrtare e Gerrard do të jetë kundër Shqipërisë më 27 mars, sfidë që do të luhet në Varshavë, e vlefshme për elimininatoret e Euro 2024.
