Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
Në një intervistë për një gazetë gjermane, Stoltenberg tha se furnizimi i Ukrainës me armë të teknologjisë së fundit mund të ndihmojë në çlirimin e rajonit të Donbasit nga kontrolli rus.
Duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja ndaj Ukrainës,” tha Stoltenberg për Bild am Sonntag. “Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.”
Gjatë samitit të NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të bihet dakord për një paketë ndihme për Ukrainën që do t’i japë mundësi vendit të kalojë nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s, tha Stoltenberg.
Ukraina u zotua të shtunën se do të mbizotërojë kundër Moskës, ndërsa ka zhvilluar beteja të ashpra kundër sulmeve ruse pranë një qyteteve kyç në lindje.