Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” vuri në alarm të gjitha autoritetet shqiptare pasi u rrëmbye pak ditë më parë nga katër të rinj. Ishin familjarët e Braçit ata që lajmëruan policinë se të riun e kishin rrëmbyer për t’u hakmarrë, pasi kishte ofenduar dhe kërcënuar të dënuarin me burg përjetë në Greqi, Fabio Dushku.
Së fundmi, është bërë publike biseda mes Fabio Dushkut dhe Kozakut, e regjistruar gjatë momentit kur ky i fundit u mor peng.
Siç dëgjohet, Dushku, ka kërkuar të dijë se kush i ka thënë “mbretit” e Instagram-it ta shajë në videot live. Kozaku është shprehur se të gjithë kanë kërkuar për të sharë atë, por nuk ka dhënë emra. Po ashtu, i pyetur nëse ka qenë Stresi njëri prej tyre, ai e ka mohuar.
Ditën e djeshme, në një intervistë për JOQ, Stresi tregoi se ka bërë rolin e ndërmjetësit mes djemve të përfshirë në sherr që përfundoi me dhunimin e Kozakut. Sipas Stresit ai u ka kërkuar djemve ta lëshojnë, duke i bërë thirrje të gjithë personave publikë të mos ofendojnë nga familja, teksa shton se faji ka qenë i Kozakut pasi “ai i ka ofenduar familjarisht!
“Fabio Dushku nuk eshte njeri i instagramit dhe ta etiketojm si te tille, po vuan denimin e tij prej 13 vjetesh ne burgun e kordhalos ne Greqi per hallet e veta , Kozakun e kemi ne lagj, Kozaku eshte nje djal shum i mire mirepo instagrami po i prish keta te rinj dhe degradohet situata deri ne ate pike, kozaku nuk eshte marre peng sduhet ta trashim Dhe ta deformojme situaten , thjesht per t’i thene qe nuk duhet share shqiptari ne publik shqiptarit sduhet ti preket familja sepse eshte e ditur cfare te pret. Kozaku eshte nje djal qe interviston vip-at ne instagram ka nje audience te pathyeshme Dhe ndaj ka influenc te madhe tek fansat.”,- ka thënë Stresi për JOQ