Në ndihmë të fëmijëve talasemikë
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak. Ditën e sotme në ambientet e policisë çdo punonjës i cili kishte dëshirë dhuroi gjak.
Punonjës të ndryshëm të policisë dhuruan gjak për fëmijët talasemikë duke përcjellë dhe një mesazh me veprimin e tyre .
Duke iu përgjigjur thirrjes për dhurimin e gjakut, drejtuesit dhe punonjësit e Policisë kanë dëshmuar që krahas angazhimeve të përditshme për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, bëhen pjesë e nismave humanitare që kanë si qëllim mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.