
Një sondazh i faqes dhe platformës më të madhe për studentët dhe të rinjtë në Shqipëri “Studentët Denoncojnë” tregon se Kryetari i PSD Tom Doshi është politikani më i votuar nga studentët dhe të rinjtë në Shqipëri. Në vend të dytë renditet ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe në vend të tretë Kryeministri aktual Edi Rama, në vend të fundit është Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ajo që vërehet re është diferenca e Tom Doshit me Kryeministrin Edi Rama.
Renditja sipas votave:
Tom Doshi: 1.276 vota (34%)
Sali Berisha: 1.224 vota (32%)
Edi Rama: 1.159 vota (31%)
Ilir Meta: 116 vota (3%)

