Home ELBASANI SOT VIDEO/STUDENTËT E ELBASANIT KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUAR

VIDEO/STUDENTËT E ELBASANIT KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUAR

26

Pjesmarrje shumë e ulët

Edhe pse fillimi i vitit të ri akademik u shtye me 1 javë me qëllim vaksinimin e cdo student,datat 11 Tetor deri në 17 Tetor janë shpalluar si ditët e hapura të vaksinimit për studentët dhe pedagogët.

Ndonëse janë të ndërgjegjshëm për përballje me kufizime në rast se nuk imunizohen, të rinjtë ende nuk janë të bindur nëse duhet të marrin dozat e vaksinës kundër Covid-19 edhe pse për pjesëmarrjen në auditore është bërë e detyrueshme marrja e vaksinës.

Edhe pse qëndra e vaksinimit në ambienet e fakulteteve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” u hap që në orët e para të mëngjesit pjesmarrja nga ana e studentëve ishte shumë e ulët.

Ata të cilët e bën vaksinën shprehen se e vetmja arsye që e bën është për shkak të kufizimevë të vendosura nga ministria e shëndetësisë për futjen në auditorë pasi nësë do të ishte me vullnet të lirë nuk do ta bënin.

E kundërta ndodh me stafin akademik ku rreth 90% e stafit tashmë është vaksinuar me të paktën një dozë. Viti I ri akademik pritet të filloj në datën 18 Tetor .Studentët nuk do të lejohen në auditorët e shkollës, të universiteteve dhe as në konvikte nëse brenda kësaj jave nuk vaksinohen.