Shumica prej tyre vijon të jetë kundër vaksinimit
Sot nisi viti i ri akademik 2021-2022. Edhe pse ishte njoftuar se në auditore nuk do të lejohej asnjë student pa certifikatën e vaksinimit dhe pa test PCR e kundërta ndodhi në universitetin e Elbasanit ku sot u pranuan të gjithë studentët. SAipas rektoriatit sot u pranuan të gjithë studentët në mënyreë që të bëhej sensibilizimi i tyre por krejt e kundërta pohoet nga studentët të cilët thonë se askush nuk iu kërkoi një konfirmim për Covid-19. Shumë prej tyre vijojnë të jenë kundër vaksinimit.
Madje ka nga at të cilët thonë se në rast se vaksinimi do të bëhet me detyrim do ta lënën vitin shkollor.
Sipas informacioneve nga 12 000 studentë që ka universiteti i Elbasanit të konfirmuar që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës janë rreth 30 % e tyre. Në ambientet e universitetit të Elbasani edhe për ditët në vijim do të qëndrojnë të hapura tendat e vaksinimit pë rata që duan të vaksinohen.Sipas urdhërit të Ministrisë së arsimit studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.