Rreth 27 studente kanë akuzuar profesorin e Fakultetit të Edukimit për ngacmim seksual. Sot, studentët protestuan në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.
Një studente u ballafaqua direkt me profesorin, i cili akuzohet për ngacmim seksual.
“Më ke thënë a dëshiron me t’bo masazh, pranoje që edhe nga universitetet e tjera je larguar për ngacmim seksual… pranoje kush je. Kam pasur frikë para një viti, sot nuk kam më frikë”, u shpreh studentja, gjatë ballafaqimit me profesorin Krasniqi.
Pas kësaj deklarate të studentes, profesori dëgjohet duke bërë një telefonatë, ku tregon se i është bllokuar dalja nga Administrata Qendrore e UP-së.
Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.
Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin. Këshilli i Etikës ende nuk ka marrë një vendim për profesorin, që akuzohet për ngacmime seksuale.
(Balkanweb)