Në qendër të Tiranës, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person, i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është vënë në pranga.
E reja ka rrëfyer në News24, gjithë çfarë ka ndodhur
“Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor isha në punë si zakonisht. Ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.
Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese, largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës. U afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi të më fuste me forcë në magazinën e dyqanit. Në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin që unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.”