Nëse ju keni vënë re kohët e fundit se në flokët tuaj janë shtuar thinjat, me shumë mundësi stresi është një faktor që ka ndikuar në këtë proçes. Megjithatë lajmi i mirë është se flokët mund të rikthehen në gjendjen e mëparshme nëse mund të shmangni stresin.
Shkencëtarët në New York zbuluan se kur personat e thinjur shamngën stresin, floku i ri që rritet ka ngjyrë të ngjashme me atë të mëparshmen. Ky ekip mblodhi fije floku nga vullnetarët që morrën pjesë në studim dhe krijuan një metodë që studion pigmentin e flokut nga baza në majë.
U vu re se stresi ndikonte në mitokondri, duke shkaktuar ndryshime në qindra proteina. Për shkak të këtyre ndryshimeve ngjyra e flokut bëhet gri.
Megjithatë studiuesit treguan se ulja e stresit tek moshat e mëdha me shumë mundësi nuk është një “zgjidhje” e këtij problemi. “Ne nuk besojmë se ulja e nivelit të stresit në 70 vjeçarët që janë thinjur prej vitesh apo rritja e stresit tek moshat 10 vjeçare ndikon në proçesin e zbardhjes së flokut.” tha profesori Picard.
Kur ne jemi të rinj, flokët ngjyrosen nga pigmentet e prodhuara nga melanocitet. Mirëpo me kalimin e kohës, melanocitet bëhen gjithnje e më pak aktive, pra prodhohet më pak pigment. Kështu ngjyra e flokut fillon të zbehet deri sa bëhet gri.
geek room