Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.

Ato shkaktojnë mbi 16% te të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare). Në një studim të posaçëm i Institutit të Shëndetit Publik vuri në dukje se duhet një ndërgjegjësim më i madh në popullatë për një stil jetë të shëndetshëm dhe uljen e obezitetit.

Studimi thotë se çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona. Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç. Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja për 2018 dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste ne 2018.

Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje 3 gjatë dekadave të fundit, kryesisht për arsye të rritjes se moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe te tjera te lidhura me stilin e jetesës apo mjedisin. Kjo prirje është shprehur sidomos në nivelin e përdorimit të shërbimeve shëndetësorë lidhur me sëmundjet tumorale.

Prirjet ne kohe të incidences për lloje te ndryshme të tumoreve nuk janë të njëjta. Studimi thotë se, tumori i gjirit dhe tumori kolorektal (zorra e trashë) duket se kanë qenë në rritje, ndërkohë që tumori i stomakut apo ai i mushkërive, megjithëse tradicionalisht janë mjaft të shpeshtë në vendin tonë nuk janë duke u rritur. Këto dhe prirje të tjera mes tumoreve janë të ngjashme me profilet globale të këtij problemi shëndetësor. Ndërkohë, prirjet e nivelit të vdekshmërisë për shumicën dërrmuese të kancerëve nuk janë në rritje prej disa vitesh. Risku për tu prekur dhe për të vdekur nga tumoret është shume me i lartë tek meshkujt në moshat mbi 65 vjeç, por e kundërta vihet re në moshat nen 65 vjeç.

Me përjashtim te tumoreve të organeve riprodhuese femërore, vdekshmëria nga tumoret e tjerë është më të shpeshte mes meshkujve. Diferenca mes meshkujve dhe femrave ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2012.

Studimi tregon se, shumica e tumoreve janë te shkaktuar nga ushqyerja e gabuar (pak fruta perime, shumë yndyra dhe produkte shtazore, kripa, alkooli, obeziteti etj), duhanpirja, agjentët infektive, sedentarizmi, ndotjet mjedisore, etj.

Disa prej masave në luftën kundër tumoreve i japin efektet e tyre në një distance te konsiderueshme kohore nga momenti i fillimit te aplikimit ne praktike. Në fushën e parandalimit primar ndër masat kryesore konsiderohen lufta kundër duhanit e cila është duke rezultuar e

suksesshme ne kontrollin e duhan pirjes ne publik dhe ka filluar te shprehet edhe ne frenimin e rritjes se duhanpirjes në popullate mes meshkujve adulte. Efektet e saj ne shëndet kane filluar të ndihen sidomos tek sëmundjet kardiovaskulare, por do të ndihen shpejt edhe tek sëmundjet tumorale, sidomos tumorin e mushkërive

Informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut mbi ushqyerjen e shëndetshme (dhe elemente te tjerë te stilit te shëndetshëm te jetesës) është duhet bërë me intensiv shprehen ekspertët e shëndetit publik.