Shkencëtarët në Kaliforni kanë zbuluar se personat që kishin injektuar botox në trupin e tyre, pavarësisht vendit të injektimit, kishin një reduktim dhe të simptomave të ankthit.
Botox, ose Botulinum është një medikament që vjen nga një toksinë bakteriale e cila injektohet për të hequr rrudhat e fytyrës, spazmat muskulore, djerësitjen profuse apo inkonteniencën. Nuk është ende e qartë se si botox-i redukton simtomat e ankthit, mirëpo studiuesit spekulojnë se toksinat transportohen në regjionet e sistemit nervor qendror që janë përgjegjëse për ndjenjat dhe emocionet.
Prova të tjera klinike do të jenë të nevojshme për të përcaktuar vendin më të duhur dhe dozën e injektimit për të administruar botox-in specifikisht për trajtimin e ankthit, tregojnë autorët e studimit.
Ekipi i studiuesve studiuan databazën e FAERS, në të cilën gjendeshin raportimet e 40,000 njerëzve që kishin injektuar botox, dhe kërkuan për shenja të uljes së simptomave të ankthit tek këta pacientë.
Personat që morën injeksione botoksi në 4 vende të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe ballin, raportuan për praninë e ankthit shumë herë më pak se pacintët që merrnin medikamente të tjera për të njejtin problem. Ata treguan se risku për ankth ishte 22 deri në 72% më i ulët tek pacientët e trajtuar me botox, të cilët e kishin injektuar për qëllime kozmetike, trajtimin e migrenës dhe spazmave muskulore.