Që nga krijimi i Bitcoin në 2009, shumë njerëz kanë humbur asete dixhitale pasi nuk janë në gjendje të rigjejnë fjalëkalimet që kanë përdorur, duke humbur mesatarisht $2,134 sipas studimit të kryer nga Cryptovantage.
Studimi “Coin Storage Security: A Closer Look at Crypto Storage and Passwords” zbuloi se 95.6% e individëve që kishin harruar password-in e tyre ishin në gjendje të rifitonin akses në asetet e tyre. 85.7% e personave që rifituan aksesin e arritën atë përmes përdorimit të një recovery service.
Mesatarisht, personat që nuk arritën të kujtonin password-in e tyre humbën rreth $2,000.
Gjithashtu një në 10 investitorë në kriptomonedha beson se password-et e tyre nuk janë të sigurta, sidomos për vetë faktin se 83% e amerikanëve përdorin një fjalëkalim të dobët. Në të njejtën kohë, 1/5 e të intervistuarve pohuan se përdorin një copë letre për të ruajtur password-in e tyre.
Nuk mund të përjashtohet as mundësia e mashtrimeve në fushën e crypto, pasi 32.6% e pjesëmarrësve në studim thanë se janë mashtruar dhe kanë humbur një shumë mesatare prej $538.