Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë përfshirë pjesën verilindore të Kinës, duke shkaktuar një viktimë deri më tani dhe mijëra të tjerë kanë probleme në lëvizje.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktima është shënuar në Tongliao, ku bora arriti 59 centimetra pas rënies së borës për 46 orë, më e gjata e regjistruar që nga viti 1951.

Për shkak të reshjeve të borës dhe trashësisë së saj janë mbyllur disa shkolla, prishur serat dhe janë bllokuar rrugët.

Pas lëshimit të një paralajmërimi për stuhi dëbore gjatë fundjavës, autoritetet lokale në tre provinca urdhëruan mbylljen e shkollave dhe aeroporteve.

Ndërkohë administrata Qendrore Meteorologjike Kineze tha të mërkurën se vala e ftohtë në rajonin verilindor po merr fund, por reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitete më të vogla deri të enjten./abcnews.al