Shënohet viktima e parë nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet në Lombardi të Italisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shkak i vdekjes ka qenë rrëzimi i një peme.
Sakaq tre persona janë kanë mbetur të plagosur po nga rrëzimi i pemëve si pasojë e erërave të forta.
Si pasojë e reshjeve të dendura është pezulluar transporti publik, janë hasur dëme në sektorin e bujqësisë si dhe në disa zona mungon energjia elektrike.