Avari në linjën “Guri i Kuq-Përrenjas”, pa energji disa zona të Librazhdit. Moti i keq që përfshiu vendin në 48 orët e fundit me reshje bore, temperatura të ulëta dhe erë të fortë shkaktoi probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona, kryesisht në veri dhe juglindje.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se për shkak të avarisë në linjën e OST “Guri i Kuq-Përrenjas”, sot në orën 08:37 kanë mbetur pa energji disa zona në Librazhd:
Pa energji janë qyteti Prrenjas, fshtatrat Skroskë, Peshtan, Pishkash, Selishtë, Varovë, Luqinjë, Proptisht, Stravaj, Stranik, Vishok, Katjel, Qukës, Rrajcë, Bardhaj, Kotodesh, Kovanik, Sutaj, Urakë, Pocivallë, Lin.
OSSH bën të ditur se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit e rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.