Sali Berisha ditën e sotme në një deklaratë për mediet ka kërkuar përgjysmimin e taksës së naftës dhe subvencionimin e biletës së transporti urban dhe interurban.
Berisha: Djegësat e Fierit dhe Tiranës, siç është rasti i ligjit të Parlamentit për të financuar me qindra milion euro klientelën eEdi Ramë me të cilën ai ndan paratë, siç është rasti i prokurimeve, siç është ajo e Korridorit blu apo korridorit të Hajnisë. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare. Buxhete familjare dhe ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme është turizmi.
Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky propozim nuk është i pabazuar. Është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh evropiane. PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksës së taksimit të naftës.