Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Gazmend Bardhit të vitit 2021, kur ai ishte krah Lulzim Bashës.

Berisha: Deklaratat politike s’kanë asnjë vlerë, janë evidente lidhet me Edi Ramën. Olsat e pushtetit janë dy Olsi Cela dhe Olsi Rama. Është njëri nga Olsat e pushtetit.

Në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela”, tha Bardhi në vitin 2021.

Top Channel