Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, dita-ditës po arrin suksese më të mëdha në karrierën e saj muzikore.
Ajo ka bërë krenarë të gjithë fansat shqiptarë me arritjet e mëdha që ka bërë gjatë këtyre viteve në tregun muzikor.
Në Spotify, Dua është këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën, duke lënë pas emra shumë të njohur.
Por e dini suksesin e saj të radhës? Ajo është nominuar në katër kategori në “Billboard Music Awards 2021”:
“100 artistët më të mirë”.
“Kënga më e mirë radio”.
“Artistja me këngën më të mirë në radio”.
“Artistja më e mirë femër”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i saj, Dukagjin Lipa.
Top channel
