Nga Erion Murataj
Për disa dhe të frymosh ajër është pazar.
Madje edhe të pish ujë është pazar.
E në këtë habitat askush të mos çuditet kur dëgjon fjalën show e shfaqe dhe për element si uji e ajri .
Prozhektorët ishin aty tek premiera e muajit Qeshor e Korrik.
Regjisori mes marionetave ndihej i sigurtë se s’do kishte supriza pasi kishte kontrolluar disa herë fijet.
Sipari u ul në një sallë të pazakont ku mes klithmave afshore, dikush klithi 8.142.614 lekë.
Pazar?
Jo.
Marionetat me fije shtrenguar folën nga eksitimi i suksesit dhe erosi i klithmave që vinin herë nga 103 e herë nga 104 .
Marionetat folën ndërsa regjisori heshti si marionetë.
Spektatori pret shfaqjen e rradhës , kur regjisori të zgjidhi atë që klithën marionetat .
Fundjavë të mbarë😉