Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kërkuar diskutimin e nismës së kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi për përfshirjen e politikanëve në aplikacionet e krimit Sky Ecc dhe Enkro Chat.
Ai theksoi se ka ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie që kanë përdorur telefona për të blerë vota.
Sula: Ti s’ke pas Sky Erjon. S’të pëlqen, po ju bëj me dije ju që kreu i grupit të PD Bardhi para 25 ditësh, po bëhet 1 muaj ka dorëzuar një projekt vendim sa i përket përdorimit të Sky të inkriptuar nga deputetët, ky projekt vendim duet një orë e më parë të kishte nisur procedura të bëhej e ditur nga deputetët ashtu siç ish ministri i Brendshëm kërkoi policisë për të deklaruar përdorimin e telefonave Enkro Chat.
Pse keni frikë ta bëni këtë projekt vendim, pse keni frikë nga kolegët tuaj që kanë përdorur Enkrochat, numri do të jetë publik. Pse ju duhet një telefon i tillë për ta përdorur me bandat kriminale? Keni këtu ministra deputetë kryetarë bashkie që kanë përdorur telefona për të blerë vota.
Përfundoni sa më shpejt këtë procedurë të deklarojë kush ka përdorur telefona të Sky dhe Enkro Chat dhe t’i kalojë SPAK. Ju bëj thirrje nuk jemi imunë.
Spiropali: Është depozituar nisma e Bardhit, do të hyjë në rrugën e diskutimeve, do diskutohen dy drafte.
Top Channel