
Një person ka kryer një sulm me armë dhe thikë në qytetin izraelit Haifa mëngjesin e sotëm, ku të dhënat e fundit tregojnë për një të vdekur dhe katër të plagosur.
Sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës izraelite, një burrë 70-vjeçar është vrarë, ndërsa një tjetër dhe një grua rreth të 30-tave si dhe një djalë 15-vjeçar janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet deklaruan se autori u vra nga të shtënat e policisë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.
