Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme pranë rrugës së paradës së karnavaleve në ‘New Orleans’. Siç raportojnë mediat e huaja, nga të shtënat u plagosën një vajzë 4-vjeçare, dy 22 dhe 24 vjeç, një burrë 18-vjeçar dhe një adoleshent i paidentifikuar diku nga 15 deri në 18 vjeç. Pesë të plagosurit janë dërguar pranë qendrës spitalore, ku njëri prej tyre përkatësisht adoleshni 18 vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia e New Orleans thotë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:30 përpara restorantit Hoshun, pak hapa nga vendi ku një turmë e madhe u rreshtua në rrugë duke shijuar festimet e Mardi Gras.

Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më parë, por ne dëgjuam të shtëna me armë zjarri dhe oficerët tanë u përgjigjën shumë shpejt si dhe agjencitë e tjera. Dhe ne mundëm të gjenim dy armë në vendngjarje dhe gjithashtu kapëm atë që besojmë se ishte ai që ka qëlluar, ” tha Zëvendës Shefi i NOPD Hans Ganthier.

Parada e Bacchus u ndal përkohësisht në bllokun 1500 të Avenue St. Charles pas të shtënave. Një oficer tha se parada do të rifillonte por duke evituar zonën e krimit.