Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e së enjtes pas një sulmi me bombë në Cetinje të Malit të Zi. Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 në hyrje të Qendrës së Sportit.

Nga forca e shpërthimit, janë thyer xhamat e godinës së Qendrës Sportive dhe është shkëputur një pemë. Një numër i madh i zyrtarëve policorë ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, punonjësit e administratës policore, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë janë duke ndërmarrë masa dhe aksione intensive të zbulimit dhe publiku do të njoftohet për rezultatin”, njofton policia./abcnews.al