Disa shpërthime janë dëgjuar këtë të shtunë në Dubai, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht fluturimet në aeroportin e qytetit, një nga më të ngarkuarit në botë.

Sipas raportimeve, qeveria njoftoi se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa pasagjerët që prisnin fluturimet në aeroport u dërguan në tunele brenda kompleksit të madh aeroportual pasi u dha alarmi.

Një dëshmitar i tha agjencisë AFP se mbi zonën e aeroportit u dëgjua një shpërthim i fortë, i ndjekur nga një re tymi në ajër. Ndërkohë, disa banorë të qytetit thanë për Associated Press se shpërthime janë dëgjuar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Ardit Murataj