Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Londër. Ngjarja raportohet se ka ndodhur jashtë ambienteve të një supermarketi, në Beddington, Londër.
Sipas mediave të huaja, lidhur me këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulanca duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurve.